Home Lajme nga Rajoni I akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, arrestohet në Kosovë shtetasi shqiptar

I akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, arrestohet në Kosovë shtetasi shqiptar

nga Parler Albania

Prokuroria Themelore e Kosovës në bashkëpunim dhe me policinë kanë arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2000.

Shtetasi me inicialet M.D., dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia njofton se i arrestuari, në vitin 12 nëntor i vitit 2000, ka vrarë me armë zjarri një person nga fshati Koshare e Kosovës, si dhe ka plagosur dy të tjerë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.

Ju mund te pelqeni dhe