Home Lajme nga Vendi I gjetën 11 kilogramë kanabis në banesë, në pranga 64-vjeçari në Fier

I gjetën 11 kilogramë kanabis në banesë, në pranga 64-vjeçari në Fier

nga Parler Albania

Ditën e sotme Policia e Fierit ka arrestuar një 64 vjecar i cili posedonte 11 kilogramë në banesën e tij. Shtetasit Ramadan Hoxhaj banues në Peshtan Bregas të Fierit iu sekuestrua 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa në sajë të operacioni policor të koduar “Bregasi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:
Fier

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”.

Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj.
Në Fier u arrestua shtetasi Ramadan Hoxhaj pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 11 kg kanabis

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ju mund te pelqeni dhe