Pasditen e sotme ka mbetur i plagosur një 24 vjeçar me inicialet E.Gj në Mullet të Tiranës, i cili ishte në proces ndërtimi dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve, të policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I riu është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr mjekimin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndertim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes