Home Lajme nga Rajoni I vodhën Audin të riut nga Kosova në aksin Milot-Rrëshen, reagon Policia

I vodhën Audin të riut nga Kosova në aksin Milot-Rrëshen, reagon Policia

nga Parler Albania

Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Rrëshen, ku persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënimin e armëve makinën Audi një të riu nga Kosova.

Në momentin e ngjarjes në makinën Audi ndodheshin dy të rinj, drejtuesi i mjetit me inicialet M.A., 21 vjeç dhe pasagjer shtetasin me inicialet F.M., 21 vjeç.

Shtetasit Kosovarë kanë deklaruar se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë dhe qe ata nuk kanë konstatuar të kenë qenë të armatosur, sipas burimeve.

Në fakt kjo deklaratë ngjan pak e dyshimtë, për arsye se sipas informacioneve paraprake nga burimet, rezulton se autorët e ngjarjes jo vetëm kanë qenë të armatosur por edhe kanë pasur fenelina policie në mjetin e tyre, cka ka bërë që dy te rinjtë nga Kosova të bindeshin lehtë.

Njoftimi:

Kurbin

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMË ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim  kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Ju mund te pelqeni dhe