Home aktualitet ‘’Identitet ‘’ zbulon të vërtetat mbi personalitetin e Ataturkut

‘’Identitet ‘’ zbulon të vërtetat mbi personalitetin e Ataturkut

nga Parler Albania

Emisioni ‘’Identitet’’ në Fax News, që transmetohet cdo të premte në orën 20:30 ka sjellë këtë herë një dokumentar lidhur me figurën e Ataturkut, themeluesit të demkoracisë turke.

Emsioni I ndarë në tre pjesë. Në pjesën e parë flite për origjinën e tij shqiptare, edukimin , si u rrit dhe rrugët që ndoqi në vijimësi.

Në pjesën e dytë, Aida Shtino na shfaq fakte nga jeta personale e tij, se si ka qenë një zotëri që ishte në qendër të vëmendjes së grave aristokrate. Zbulohen anët e errëta pas asaj figure të shndrritshme, sesi bënte compromise në lidhje me dashurinë dhe pushtetin.

Në pjesën e tretë tregohet marrëdhënia e Ataturkut me mbretin Zog të Shqipërisë, sesi  Ataturku shfaqi një pakënaqësi ndaj tij, sepse e kishte shpallur veten mbret pa konfirmimin e popullit. Shkresa e dërgesa nga drejtuesi I shtetit turk, Atatuku drejtuar mbretit të Shqipërisë, Zogut.

Ataturku, një nga figurat me origjinë shqiptare që  la gjurmë në historinë turke.

Të gjithë turqit e quajnë baba, sepse ai solli modernizim në arsim, teknologji, veshje dhe risi në shumë fusha të tjera të jetës së popullit.

Albina Roshi/ ParlerAlbania.al

Ju mund te pelqeni dhe