Home aktualitet “Identitet” zbulon të vërtetën e themelimit të Korçës/ Kush ishte figura e Iljaz bej Mirahorit?

“Identitet” zbulon të vërtetën e themelimit të Korçës/ Kush ishte figura e Iljaz bej Mirahorit?

nga Parler Albania

Emisioni ” Identitet”, i drejtuar nga znj. Aida Shtino po risjell herë pas here në vëmendje, historitë e humbura që janë fshehur përgjatë kohërave.
Arsyet, shkaqet dhe faktet që po humbasin ngjyrën e tyre po i gjurmojnë në dokumentaret e përgatitura nga “Identitet”. Kësaj here, është sjell në vëmendje historia e Korçës. Të gjithë magjepsemi nga bukuria e Korçës, sidomos për festa. Por, kësaj here “Identitet” ka udhëtuar përtej kohës. Ka shkuar deri aty, në rrënjë të identitetit të vërtetë, duke zbuluar se ku ka qenë zanafilla e këtij qyteti.
Korça, daton si qytetërim i lashtë, i banuar nga fiset kaone dhe molose. Duke renditur në mënyrë kronologjike rrethanat e krijimit të këtij qyteti, na del në pah figura e Iljaz bej Mirahorit.
Shumë pak mund të jetë dëgjuar për të. Pasi, heronjtë janë gjithmonë të heshtur.
Mirahori, një nga bejlerët shqiptar, i edukuar, i rritur dhe i stërvitur që në vegjëli nga sulltani turk. Krijon kurorë martesore me vajzën e sulltanit. Dhe si pasojë, ai i lëshon dekretet e tokave në zonën e Korçës, që dikur quhej Peskopat.
Nxirret në pah se një njeri diplomatik kishte pasur ëndërr për ngritjen e një qyteti që kushdo që shkonte t’a shikonte e të shkonte përsëri e përsëri, duke i lënë mbresa. Ai u vendos në Korçë, ku të parën ndërtoi xhaminë, u hoqi taksat bujqve dhe zanatçinjve, krijoi edhe kolegje e shkolla. Saqë, për nder të tij një lagje në Stamboll mbart emrin e tij “Lagjia e Mirahorit”.
Një emër shqiptar, që ka kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë.
Dimë shumë pak rreth historisë sonë, që shpesh është e vështirë identifikimi i saj. Edhe në emisionin ” Identitet” del në pah e vërteta që dikur ekzistonte edhe kalaja e Korçës. Por, sot nuk i janë gjetur as rrënojat.
E vërteta dhemb. Dhe fakte historike, të kulluara e me plot vlerë i sjell herë pas here emisioni “Identitet”, në Fax News, si çdo të premte, ora/ 20:30 nën drejtimin e Aida Shtinos.

Albina Roshi/ParlerAlbania.al

Ju mund te pelqeni dhe