Ben Emmerson ka thënë se do të presin se si do ta bëjë Prokuroria punën e saj. “Unë nuk do të bëj këtu kritika të copëzuara për mënyrën sesi Prokuroria i ka paraqitur materialet e veta, apo se si i ka analizuar ato. Ky është detyrimi i Prokurorisë. Ne po presim të shohim se si do ta bëjnë ata punën e tyre. Pra, kaq do të them në këtë fazë”.
Avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se nuk do të bëjë kritika për paraqitjen e materialeve nga Prokuroria, për dallim nga David Hooper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Është e parakohshme të flasim për përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë e materialeve të Prokurorisë”, tha Emmerson.