Home Lajme nga Vendi Iu zbulua kokainë në kontenierin me peshk, Gjykata e Durrësit jep vendimin për biznesmenin Doda

Iu zbulua kokainë në kontenierin me peshk, Gjykata e Durrësit jep vendimin për biznesmenin Doda

nga Parler Albania

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për biznesmenin Denis Doda, pasi në një kontenier që transportonte peshk për kompaninë e tij u gjet një sasi prej 7 kilogramë kokaine.

Doda i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke thënë se ai mban përgjegjësi vetëm për ngarkesën e tij, dhe jo për kontenierin.

Policia e Kufitare e Porti të Durrësi sekuestroi 4 ditë më parë një sasi prej 7 kg kokaine, në të cilën ishte vendosur dhe një GPS për të kontrolluar lëvizjen.

Kokaina vinte nga Ekuadori dhe ishte e fshehur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerit. Ajo ishte e ndarë në 7 pako me peshe totale 7 kg. Kontejneri ishte i stivosur në zonën e kontejnerëve me risk, ndërsa sinjalizimi për policinë shqiptare ishte dhënë nga DEA Amerikane, e cila kishte vendosur dhe GPS në kokainë. Ndërkohë që vijojnë kontrollet në kontejnerin e kompanisë ‘Fish Co’.

Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda, 35 vjeç

Denis Doda rezulton edhe bashkëpronar i dy kompanive të tjera me seli në Durrës që merret me impor-eksportin e peshkut. Doda rezulton bashkëpronar i tyre me dy shtetas të ndryshëm italian.

Ju mund te pelqeni dhe