Home aktualitet Ja si i përgjigjet Edi Rama ‘’shuplakës’’ së KE-së/ ‘’Liria e medias nuk është në pikëpyetje’’

Ja si i përgjigjet Edi Rama ‘’shuplakës’’ së KE-së/ ‘’Liria e medias nuk është në pikëpyetje’’

nga Parler Albania

Kryeministri Edi Rama ka tentuar “të lajë duart”, duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, në lidhje me “shuplakën” që Komisioni Europian i jep Qeverisë, sa i takon lirisë së shprehjes.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se ai nuk ka asgjë të bëjë me atë raport.

Por gjithashtu Rama sërish ka sulmuar mediat, duke theksuar se “shpifin në kufijtë më të paimagjinueshëm”.

Ne duhet të adoptohemi në përpjekjen që të bëhemi pjesë e asaj familje.

Unë sjam dakort me atë që thotë raporti, ku liria e medias është në pikëpyetje. Këtu mund të shkosh edhe përtej imagjinatës duke sajuar ç’të duash.

Përgjegjësia ime, përgjegjësia jonë në tërësi është të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte që ne duhet t’i bëjmë tonat. Dhe unë e kam filluar nga vetja.

Nuk e kam bërë që t’iu vë në pozitë të vështirë, por thjeshtë si një individ që vi si ju.

Unë për veten time tek ai raporti skam asnjë gisht. Ambrozia mund ta konfirmojë. Nuk kemi pasur asnjë problem.

Liria e shpifjes është në nivelin më të lartë. Nuk ka liri shpifje në asnjë vend, në këto nivele. Liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë. A është kjo liria e medias? Mua nuk më duket. Por ne duhet të adoptohemi. Duhet të pranojmë kushtet e kësaj familje.”-tha Rama.

Ju mund te pelqeni dhe