Home aktualitet Ja zgjidhja për duhanpirësit/ ‘’Hani perime pas lënies së duhanit!’’

Ja zgjidhja për duhanpirësit/ ‘’Hani perime pas lënies së duhanit!’’

nga Parler Albania

Për duhapirësit, të cilët për një periudhë kohe të gjatë a të shkurtër kanë qenë të varur nga pirja e duhanit jepet një zgjidhje nga studiuesit.

Studiuesit në Institutin e Kancerit Roswell Park në Buffalo, N.Y. , pas hulumtimeve, dolën në këtë konkluzion të cilin e bënë publik në Uashington, DC në një takim të Shoqatës Amerikane të Kërkimit të Kancerit mbi parandalimin e kanceri: “Gjëja e parë që duhet bërë është të lini duhanin”, sepse kjo është “absolutisht gjëja më e mirë për të bërë për të zvogëluar rrezikun” e zhvillimit të kancerit të mushkërive, thotë studiuesi Li Tang, PhD, WebMD.

Pra, duhanpirësit duan të lënë duhanin, por që ende kanë nikotinë në sistemin e tyre, nëse hanë shumë brokoli dhe perime të tjera të familjes kruçifere, mund të kenë më pak gjasa se duhanpirësit e tjerë të zhvillojnë kancer të mushkërive.

Përveç lënies së duhanit, Tang u rekomandon duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve të hanë më shumë perime si brokoli, lulelakra, lakra jeshile, rrepa, pazi– veçanërisht në formën e tyre të papërpunuar.

Tang paralajmëron se “asgjë nuk funksionon si një lëng magjik” i garantuar për të parandaluar kancerin e mushkërive, por të ngrënit sa më shumë perime ka efekte shumë pozitive.

Pra, të ngrënit perime është një zgjidhjet kryesore që të të keni një trup të shëndetshëm.

A.R/ ParlerAlbania

Ju mund te pelqeni dhe