Prefekti i qarkut Fier ,Baki Bala foli sot në një deklaratw pwr mediat per situaten e zjarreve nga janari deri në gusht të këtij viti duke thënë se zjarret kanë sjellë dëme por jo situatë të jashtzakonshme.
“Deri tani janë djegur rreth 7000 rrënjë ullinj e mjaft pemë frutore. 4 ditët e fundit nuk kemi situata komplekse me zjarrin por para një jave kishim disa problematika në Fier, Mallakastër e Patos. Zjarret kanë sjelle dëme por jo gjendje të jashtezakonshme. Dëmshpërblimet i takojnë Bashkisë pasi ata duhet ta konsiderojnë si dëm ekonomik për ta, pasi kanë mungesë të ardhurash.
Në Korrik janë 36 zjarre në Fier të cilat janë menaxhuar me 145 forca.Zonat më problematike janë në Cakran dhe Corrush dhe zjarrëfikësit nuk i kanë të gjitha kushtet minimale të punës. Për zjarrëvënie të qëllimshme janë 7 persona përgjegjës, deri tani 4 të arrestuar dhe 3 në gjendje të lirë. Forcat zjarrëfikëse fillimisht ndërhyjnë me helikopter aty ku është e nevojshme prandaj u ndërhy në qarqet më me rrezik duke neutralizuar zonat pyjore“- u shpreh Bala.