Home Bota Kaos para BBC! Protestuesit kundër vaksinës së Covid vërshojnë në turmë duke u përpjekur të hyjnë brenda

Kaos para BBC! Protestuesit kundër vaksinës së Covid vërshojnë në turmë duke u përpjekur të hyjnë brenda

nga Parler Albania

Protestuesit kundër pasaportave të vaksinave dhe kundër vaksinimit të fëmijëve janë përpjekur të hyjnë në një studio në Qëndrën televizive të BBC në Londrën perëndimore, ditën e djeshme.

Video e shpërndarë në internet tregon turmën duke u përpjekur të hyjnë në komleksin ‘White City’.

Por kur turma mbërriti jashtë ndërtesës u ndaluan nga një prani e madhe e forcave policore.

Në video dëgjohen brohoritje dhe fishkëllima ndërsa turma lëvizte drejt rrugës.

Protestuesit bërtisnin: ‘Turp për ju’ dhë në fjalimin e mbajtur akuzuan koorporatën për ‘mos dhënien e informacionit të duhur’.

Qendra Televizive ishte selia e Televizionit BBC deri në vitin 2013, kur transmetimi pushoi pasi prodhimi i shfaqjeve u zhvendos në disa faqe të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Shtëpinë e Transmetimeve në Londrën qendrore dhe Media City në Salford.

Pjesa më e madhe e kompleksit që atëherë është shndërruar në apartamente banimi.

Protestuesit ku u përpoqën të hynin ishte ndërtesa e BBC Studioworks, një pjesë e korporatës e cila ka mbajtur dhe operuar disa studio në vend që nga viti 2017.

BBC Studioworks aktualisht i ka dhënë me qira dy studiot e saj, Television Center ITV për prodhimin e programeve të ditës duke përfshirë ‘Good Morning Britain’ dhe ‘Lorraine’ .

Një zëdhënës i BBC tha se korporata nuk komenton mbi këtë çështje.

Ju mund te pelqeni dhe