Milot Rashica pritet të jetë mungesa e madhe e Kosovës për sfidën kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Trajnerët e shumë skuadrave nga Premier League angleze pritet të refuzojnë që t’i lirojnë lojtarët e tyre të udhëtojnë drejt shteteve të tyre për shkak të protokollit anti-Covid 19 që ka Britania e Madhe. Lojtarët që do të ftohen nga kombëtaret përkatëse, kur të rikthehen në Angli, do të duhet që të hyjnë në vetë-izolim për 10 ditë e kështu rrezikojnë aktivizimin me skuadrat e tyre.
Rashica këtë verë u transferua tek skuadra angleze Norwich City nga skuadra e Werder Bremen.