Camilla Elle, një vajzë e re nga Amerika është pjesë e “OnlyFans”. Ajo dhe i dashuri i saj janë bashkuar së bashku për të realizuar video të ndryshme seksei duke i shitur kështu për 150 mijë dollarë në muaj.
Camilla shprehet se fillimisht e nisi këtë punë për të paguar tarifën e shkollës pasi kishte në plan të bëhej mjeke, por më pas ajo u shpreh se tashmë fiton më shumë në punën e tanishme.
“Kemi fituar shumë para. Por ka dhe anë të këqija. Jam përndjekur dhe ngacmuar, si unë dhe burri im, për këtë hap që kemi marrë. Ata nuk japin arsye të sulmit, por besoj se është pikërisht për shkak të pjesëmarrjes tonë në OnlyFans”, tha vajza.
Më tej ajo ka treguar: “Ne këtë punë e filluam së bashku me të dashurin. Nëse ai nuk është në video duke xhiruar një skenë seksi, do të jetë prapa kamerës. Po të mos ishte për të, këtë punë s’do e bëja. Është e vështirë ta përballosh të gjithë stresin mendor, s’është e lehtë të mendosh që tjetër të shohin teksa bën seks”.