Home Lajme nga Vendi “Kërkoj që të rritet buxheti për arsimin”, Nora Malaj për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor: Ja pse Zonja Ministre me të drejtë e mori këtë vendim

“Kërkoj që të rritet buxheti për arsimin”, Nora Malaj për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor: Ja pse Zonja Ministre me të drejtë e mori këtë vendim

nga Parler Albania

Ish zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka qenë e ftuar në një lidhje direktë për Fax News ditën e sotme, ku ka folur për vendimin e Ministrisë së Arsimit për shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor në Shqipëri.

Nora Malaj e quajti të drejtë këtë vendim të Ministres, për shkak se vijmë nga një situatë pandemike dhe duhet më shumë kohë për t’u bërë gati për vitin e ri shkollor.

“Ky urdhër për shtyrjen me 14 ditë të fillimit të shkollës, ka dy anë, një pozitive dhe një negative. Duke qenë se jemi vend me shumë diell, shtyrja e shkollës ndihmon turizmin. Prindër që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë me pushime, kanë mundësi tani që të ikin me pushime. Kjo kohë është e mjaftueshëm për të gjitha parapërgatitjet për shkollën. Ajo çfarë zonja Kushi tha për shtyrjen e fillimit të shkollës është diçka që qëndron. U mbyll viti pandemik dhe ne kemi parë disa situata të vështira gjatë kësaj kohe. Në argumentin që paraqitet zonja Ministre thuhet me të drejtë se duhet më shumë kohë. Gjatë gjithi vitit pandemik akademik duhet që informacioni të mos jepet duke ngarkuar nxënësin. Duhet krijuar një partneritet midis institucioneve të arsimit dhe bashkive në mënyrë që të shërbehet dhe pas orëve të mësimit, sidomos për fëmijët në nevojë”, tha Malaj.

Ish zv/Ministrja u ndal dhe te buxheti për arsimin, duke i kërkuar qeverisë që të rrisë buxhetin sepse nuk ka arsim pa para.

“Sigurisht që mangësitë që la koha nuk mund të kalojnë për 27 dita. Përsëri nuk e dimë si do të vazhdojë situata. Do një kujdes shumë të madh për t’u menaxhuar situata Covid. Kërkesa ime e parë duhet që të rritet buxheti për arsimin. Nuk ka arsim pa para dhe nuk ka arsim pa auditor. Arsimi i një fëmijë kushton. Në 22 vite që duhet të edukohet një fëmijë është një buxhet i cili kap gati 60% të buxhetit të një familje mesatare kur flasim për arsimim të mirë të fëmijes. Nëse e quan veten shtet social, dhe atë që sot e bën për Afganistanin, këtë gjë duhet të bëjë dhe për shqiptarët. Për kategoritë e fëmijëve që prindërit e tyre nuk i kalojnë dot të ardhurat minimaliste. Njëkohësisht duhet të ndihmojë në nevojat që fëmijët kanë në shkollat e larta në mënyrë që të mos ndodhi elementi i braktisjes që është rritur. 90% e studentëve kërkojnë që studimet dhe jetën ta bëjnë jashtë. Të ardhurat e moshës së tretë janë tkurrur. Kam një kërkesë për Ministrinë e Arsimit. Duhet të kuptojmë sa janë fëmijë të klasave të para që mund ta ndjekin mësimin pa probleme, sa janë fëmijë me probleme, sa janë fëmijë romë që braktisin shkollën”, tha ajo.

Ju mund te pelqeni dhe