Home Histori Kisha e Onufrit në Shelcan

Kisha e Onufrit në Shelcan

nga Aida Shtino

Shqipëria, është njëra ndër vendet e para të Europës në të cilën u përhap krishtërimi, duke pasur kështu një histori rreth 2000 vjeçare të jetës të tij. Ndërtimi i kulteve të krishtera në Shqipëri është i lashtë, aq sa mund të themi sa vetë krishtërimi në këtë trevë.

Shën Kolli i Mirës, është një ndër shenjtorët më popullorë të Krishtërimit.

Kulti i Shënkollit, është kulti më i nderuar në Shqipëri, i një shenjtori mashkull në të dy ritet, si në atë ortodoks ashtu edhe atë të katolik, po njëkohësisht ai adhurohet edhe nga besimtarët muslimanë. Në Greqi ai zuri vendin e Poseidonit, Perëndisë së detit dhe kështu atij iu kushtuan shumë kisha në bregdet dhe në ishujt jonikë. Kështu, ai është shenjtori mbrojtës i detarëve dhe është i lidhur me ujërat.

Shën Nikolla është protagonist në disa legjenda shqiptare. Sipas njërës prej tyre, një herë në ditën e festës së tij, ai shkoi në shtëpinë e një njeriu të varfër dhe megjithëse u prit shume mirë, nuk iu dha asgjë për të ngrënë, sepse familja nuk kishte ushqim. Nikolla këmbënguli, që djali i vetëm i njeriut të varfër të vihej në furrë dhe të piqej për darkë. Meqenëse nuk kishte asgjë tjetër për ti ofruar mikut, burri i varfër pranoi në heshtje kërkesën e çuditshme. Por ja, që pas disa orësh, kur u hap dera e furrës, zjarri ishte fikur ndërsa djali luante brenda tërë ëndje me një qese me monedha, që i ishin dhënë si shpërblim nga Shën Nikolla.

Duke degjuar kete legjende te bukur si edhe per gjithe kultin e besimit te Shen Kollit kete mora rrugen per ne fshatin Shelcan te Elbasanit per te pare nga afer kishen e e ndertuar kushtuar Shen Kolli. Rruga me befasoi me bukurine ne ate shpat qe shtrihej mbi qytetin e Elbasanit dhe per nje moment permes mjegulles qe na shoqeronte mu duk se po hyja ne nje kohe e ne nje periudhe tjeter….

Edhe pse ishte nje dite me shi kur aritem perpara meje shfaqej e bukur dhe e brishte nje kishe e qendronte aty qe prej 1400 – tes. Edhe pse kishte kaluar shume epoka e furtuna ajo ruante po ate bukuri te mistershme qe I jepnin te gjitha ikonat e pikturuar aq bukur nga Onufri I famshem.

U futa brenda duke ndezur nje qiri per nder te Shen Kollit dhe nje fllad I lehte vinte nga koherat, duke me terhequr brenda saj per te pare ato ikona aq te vecanta qe mbulonin muret e kishes dhe qe permes tyre ndoshta donin te me tregonin je histori te cilen une se dija dhe qe mezi prisja ta mesoja.

Aty gjeta nje zoteri I quajtur Merkur I cili ishte edhe roja I kishes.

Ajo qe me terhoqi vemendje ishte nje ikone e Jezu Krishtit e pikturuar nga Onufri dhe qe ishte me tre koka e future ne nje romb me disa reze dhe mbi to ishte hena dhe dielli e planetet…

Cdo pikture ne ate kishe kishte nje elegance te jashtezakonshme dhe percillte nje symbol me vete duke te futur ne nje atmosphere qe I perkiste kohes kur njerzit adhuronin Zotin dhe filsnin me gjuhen e smboleve.

Pikuturat e Onufrit flisnin pikerisht me kete gjuhe dhe parashtronin shume dukuri e ngjarje qe zberthenin epoka te ndryshme te cilat qendronin perpra nesh e prisnin qe ne ti zberthenim…e ndersa mundohesha te zbertheja ato figura e ikona qe ishin pikturuar para 500 vjetesh ne ate kishe ga Onufri…

Nese ajo kishe do te kishte qene ne nje shtet tjeter do gumezhinte nga turistet si edhe studjuesit , por fatekqesisht aty koha kishte ndaluar…

Ajo kishe e brishte dhe njekohesisht me shume art, histori e informacion brenda , ate dite shiu pikonte perbrenda dhe ato pika mu duken si lot qe vinin nga koherat per harresen qe mbizteronte ate vend… ne dalje te saj muri ndares kishte mare nje te plasaritur dhe e cara dukej tej pertej….

Nuk e di sesa mundet te durronte Akoma me , prandaj u largova me nje trishtim sepse kjo kishe si pjese e trashegimise tone kulturore kishte nevoje urgjente per restaurim….me vete mora pikturat e bukura te Onufrit I cili ne ato mure kishte pikturuar gjithe universin me te fshehtat e tij ,si edhe shenjtoret me ne krye pikturen e vecante te krishtit me tre koke dhe ikonen e bukur te varkave qe pershkruanin lumin Jordan….

Ju mund te pelqeni dhe