Gazetari Klodian Tomorri ka postuar në rrjetin e tij social një deklaratë, ku shpreh, se Shqipëria nuk është I vetmi vend në rajon që taksohet për blerjet online. Ndër të tjera shton se të njëjtën politikë ndjek edhe Mali I Zi, Maqedonia apo Serbia.
Sipas tij, blerjet online janë të drejta
Postimi i plotë:
Te pavertetat e blerjeve online
Nuk eshte e vertete se Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe takson blerjet online. Te gjitha vendet e rajonit i taksojne blerjet online me tvsh.
Ne Maqedonine e Veriut, kufiri i blerjeve online qe perjashtohen nga TVSH eshte po 22 euro sa ne Shqiperi. Referenca gjendet edhe tek faqja zyrtare e doganave maqedonase. Ne Mal te Zi kufiri eshte zero. Pra nuk ka rendesi sa eshte vlera e mallit qe ti ke blere online, sa te vije posta do paguash 19 per qind tvsh. Edhe sikur cmimi te jete 1 euro do paguash tvsh-ne. Ne BE, kufiri po ashtu eshte zero.
Ashtu sikurse te gjitha vendet vec tvsh-se zbatojne dhe takse doganore, per mallrat qe vijne nga vendet jashte BE-se. Po, Serbia ka nje kufi me te larte te perjashtimit per blerjet online. E ka 50 euro. Por te gjithe i taksojne dhe te gjithe po shkojne drejt uljes apo heqjes totale te kufirit te pataksueshem.
A duhen taksuar blerjet online? Qe c’ke me te. Nese ti i le te pataksuara ndodhin tre gjera.
Se pari, gerryhet baza e taksueshme, pra gerryhen te ardhurat publike.
Se dyti, te lejosh blerjet online te pataksuara krijon nje sistem ku te pasurit vjedhin fukarenjte. Ata qe nuk kane para nuk dine te blejne online. Mendoni pak njerezit qe jetojne ne zonat e thella, apo moshat e avancuara se sa dine te blejne online. Shumica e tyre nuk kane akses fare ne internet. Rrjedhimisht ata do blejne ketu brenda me takse 20 per qind, cdo produkt. Ndersa te tjeret qe kane mundesi me shume do blejne pa taksa online.
Se treti, trajtimi fiskal i pabarabarte eshte i pandershem dhe demton ekonomine. Nese qeveria perjashton nga tvsh blerjet online dhe takson me tvsh blerjen nga bizneset ne vend, kjo falimenton biznesin vendas. Eshte njesoj sikur te heqesh tvsh-ne per qumeshtin serb dhe te taksosh me 20 per qind fermerin e Lushnjes.