Nga Redin Hafizi
Pas humbjeve te njepasnjeshme Basha e kuptoi perse humb. Ai dhe PD nuk jane nje perputhje e sakte. Fatkeqesisht ky individ zgjodhi te ndryshoje PD, ne vend qe te largohet vete ne krahet e Veliajt.

Une kam qene ne rruge ato dite kur ne Qytetin Studenti, protestat tona, realizuan pluralizmin politik dhe krijimin e Partise Demokratike. Kjo parti lindi mbi parime te konservatoreve dhe te djathtes qe ne diktature ishte dhunuar apo tjetersuar. Gjithashtu ceshtja kombetare dhe aleanca me SHBA ishin pjese e ADN te partise se pare opozitare pas pesedhjete vjeteve diktature.
Kushti kryesor per Bashen eshte injektimi i vaksines Soros per ndryshimin e ADN te Partise Demokratike. Personalisht nuk kam qene kurre anetar i ndonje partie, pasi kam shpirt rrebeli dhe nuk mund t’i nenshtrohem disiplinesi partiake. Kryetari i nje partie nuk eshte pronari i kesaj partie dhe si rrjedhim nuk mund te beje cfare te doje me partine. Kjo ndodh rendom ne politiken Shqiptare. Nderkohe qe ne rastin e Lulzim Bashes kjo dukuri shkon edhe me tej duke e bere kryetarin si nje tutor apo kodosh. Ka kohe qe Basha e ka nxjerre PD nga familja e konservatoreve te paster duke e detyruar te flirtoje me liberalet dhe me keq duke e nxjerre neper rruget e globalizmit. Ka qene Basha qe nuk mori pjese ne konventen republikane ne Amerike, por ishte shume i zellshem te merrte pjese ne konventen e demokrateve. Ka kohe qe keta te fundit jane nen drejtimin e George Soros “de facto”. Nderkohe qe ka qene ndikimi i ketij te fundit qe ka sjelle Bashen tek liberalet globaliste te Amerikes duke e futur PD ne shinat e qendres se majte. Ne kete menyre bashkepunimi PD-PS mund te jete nje perfundim i natyrshem, nderkohe qe per demokratet ky quhet kodoshllek.
Kete kodoshllek Basha tashme po e nxjerr si nje kerkese e Amerikaneve. Kjo eshte nje genjeshter e trashe dhe per keto Basha shquhet. Nuk ka mundesi qe Amerikanet te dalin e te deklarojne se kane ndikuar tek Basha per largimin e Berishes. Nderkohe qe Ambasadorja Amerikane i kerkoi Bashes qe te ngrihet ne lartesine e liderit dhe te marre pergjegjesite. Pra lind pyetja se kush jane pergjegjesite e Bashes?!
Patjeter qe eshte fakt se sekretari Blinken deklaroi Berishen “non grata”. Ne Amerike dhe kudo ne bote Blinken njihet si nje burokrat i mbeshtetur nga George Soros ne shkallet e karrieres sidomos gjate presidences Obama. Pas fitores se Biden me ndihmen e George Soros ne pjesen me te madhe, Blinken patjeter qe do ishte sekretar shteti, nderkohe qe Soros mbetet ende ndermjetesi i qeverrive apo partive te korruptuara ne bote me DASH. Kjo ndermjetesi ka ndodhur edhe me Bashen.
Pasi me paaftesine qe e karakterizon la ne mes te rruges cdo levizje qe nisi atehere u kthye tek Veliaj qe t’a lidhte me Soros. Ne kete moment Veliaj ka interes per nje koalicion te fshehte me Bashen, por kushtet i ve Veliaj. Kushti kryesor per Bashen eshte vaksina Soros per te ndryshuar ADN e Partise Demokratike.
Permes organizates “Mjaft” qe tashme eshte shnderruar ne nje fond me buxhet te perhershem nga George Soros, Erion Veliaj nisi axhenden e denacionalizimit te kombit dhe shkaterrimin e jetes ne shoqerine Shqiptare. Ai e nisi me nxitjen e te drejtave te homoseksualeve dhe vazhdoi me shkaterrimin e Teatrit Kombetar dhe nderhyrjen ne sistemin e arsimit. Nese kerkon te shkaterrosh nje komb, shkaterro traditen familjare, kulturore artistike dhe arsimore. Ne te gjitha ne kemi qene te forte dhe konservatore, por pas udheheqjes se “Rilindjes” shoqeria parimore Shqiptare i perket te shkuares. Gjithashtu Veliaj nuk e duron dot krenarine tone kombetare.
Eshte fakt qe ditelindja e heroit tone kombetar eshte ne Maj. Edhe pse e ka cdo dite perpara zyres se tij Veliaj kurre nuk e ka festuar ditelindjen e heroit, por nuk harron te nxjerre flamujt me ylbere dhe paraden me dylbere. Kjo eshte vaksina Soros qe te ndryshon ADN.
Basha, pas humbjeve te njepasnjeshme besoj se e gjeti celesin e humbjes. Ai dhe PD nuk perputhen, pasi Basha nuk eshte e nuk ka qene kurre PD.
Pas partneritetit me Veliaj qe nxiten Soros te ndermjetesoje, i takonte Bashes qe te behej burre e te mbeshtese vendimin qe i kerkoi DASH. Ne kete kontekst ishte edhe deklarata e Ambasadores Kim kur i thote Bashes qe te marre pergjegjesite si lider.
Ajo e tha, por kujt ia tha?! Basha nuk eshte nga ata burra dhe pasi ka lene pergjysem shume levizje, ai la ne balte edhe perpjekjet e Soros per te bere Bashen lider.
Lider nuk eshte dicka qe ben, por eshte dicka qe ti je. Basha as nuk e ben dhe as nuk eshte, ndaj kerkon qe te ndryshoje ADN e PD sepse nuk perputhet. Kjo ka qene edhe arsyeja qe Basha dhe stafi i tij ne heshtje paguhen nga qeverria e Rames. Pasi hoqen fondin per ministrine e diaspores, patjeter qe kete e kaluan tek ministria e opozites. Keshtu eshte katandisur PD qe daljen tek semafori e kane te vertetuar me institucionin e kodoshllekut te Bashes.