Home Lajme nga Vendi Kokainë e kapur në Portin e Durrësit, detajet e fundit: Ishte fshehur te kapakët e motorrëve frigoriferikë, arrestohet menaxheri firmës, shpallet në kërkim administratori

Kokainë e kapur në Portin e Durrësit, detajet e fundit: Ishte fshehur te kapakët e motorrëve frigoriferikë, arrestohet menaxheri firmës, shpallet në kërkim administratori

nga Parler Albania

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë në Portin e Durrësit. Janë sekuestruar 8 pako të lëndës narkotike kokainë, që ishte fshehur te kapakët e motorrëve frigoriferikë.

Ndërkohë është bërë arrestimi i menaxherit të firmës “Alba Exotic Fruit” shtetasit Bajron Gumeni dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti. Sipas informacioneve të marra kjo nuk është hera e parë që kjo firmë përfshihet në skandale të tilla, konkretisht kjo është hera e pestë. Gjithashtu nuk është hera e parë që administratori i kësaj firme shpallet në kërkim.

Njoftimi i Plotë nga Policia:

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D.

Ju mund te pelqeni dhe