Nga Aida Shtino
Kam ca jave qe nuk kam shkruar per ceshtjet politike ne Shqiperi dhe kete e kam bere me vetedije, jo se nuk kam patur kohe, se kohen njeriu e gjen sa per te shkruar dy rrjeshta. Ne fakt sot ne kete dite pushimi ku te gjithe jemi me te lire se ditet e tjera, vendosa te shkruaj disa gjera qe kane te bejne me te gjithe ne dhe keshtu do te shkruaj perhere, duke sjelle tek ju pak nga pak nje tablo te nje mendimi konservator te djathte shqiptar, qe per fat te keq ne Shqiperi nuk ka ekzistuar kurre.
Si fillim duhet te kuptojne se cfare ka konservatirizmi ne thelb dhe pastaj le ta diskutojme se bashku.
Konservatorizmi është një filozofi politike dhe shoqërore që promovon kombin, atdheun, traditen perballe liberalizmit majtist dhe globalizmit i cili promovon te kundertat e ketyre qe mbron konservatorizmi.
Une mes te dyjave pikerisht ne kete kohe kam zgjedhur te besoj tek konservatorizmi , sepse une besoj vetem tek vlerat individuale te nje kombi , duke respektuar vlerat e kombeve te tjera pa i bere nje e perzier.
Po te hedhin veshtrimin mbi historine tone do te thoshja se shumica e qeverive qe na kane drejtuar i kane perkitur liberalizmit majtist, ose komunizmit , por kurre nuk kemi pasur nje qeveri konsevatore e cila mbi te gjitha do te vendoste atdheun, traditen dhe besimin ne Zot.
Shoqeria jone per shkak te pushtimeve te shumta do te thone disa e ka humbur identitetin e saj…dhe dijeni keto i thone ata qe nuk ju intereson as kombi, as atdheu , por ju intereson vetem pushteti dhe sesi do te kryejne marveshje dhe kompromise per te ardhur ne pushtet.

Zakonisht keta individe kapen nga globaliste te majte te cilet jane me shume inflyence dhe i perdorin per qellimet e tyre, duke i sjelle ne pushtet. Kjo gje te nderuar miq po te kujtoheni ka ndodhur qe pas Shpalljes se Pavarsise e deri me sot…
Si mendoni a ka shtet ne bote qe nuk e ruan me kujdes Aktin Origjinal te Shpalljes se Pavarsise…????
Ne nuk e kemi kete akt dhe e kemi humbur vit pas viti dhe ketu sigurisht qe nje rol te rendesishem per fshehjen e tij, kane luajtur pikerisht keta globaliste qe promovojne se njerzit ne gjithe boten jane te barabarte dhe se nuk duhet te kete ndasi mes kombeve e vendeve….si mendoni kane te drejte…?
Ne fakt ne pamjen e pare edhe une them po, sepse ne duhet ti duam e respektojme njerzit qe nuk jane si ne , qe i perkasin kombesive te tjera, por nese do te futeni ne thellesi dhe te hulumtoni pak, do te vini re qe jane pikerisht keta globaliste qe flasin ne emer te te drejtave te njeriut dhe barazise shoqerore, ata qe vendosim bllokada, sisteme vizash, jane ata qe na kane ofruar endrren e nje Europe te lire dhe me civilizim e qytetari dhe nga ana tjeter kane vendosur mure te larte ku lejojne te futen vetem ato kombe qe per ata jane ” te denje ” dhe qe ju sherbejne…dijeni pikerisht keta globaliste qe promovojne barazine jane me raciste se asnje tjeter…
Atehere nuk e kuptoni qe edhe ata vete nuk besojne ne kete ideologji qe ka shkateruar boten dhe nderkohe ka pasuruar Ata….
Po e mbyll per sot vetem me nje fjali.
Nese ne nuk duam vendin tone , kombin tone nuk mundet te na doje asnje, por ketu duhet te mesojme te duam kombin tone , sepse e kemi haruar kete gje , nga se na kane lene te jetojme vetem per mbijetese dhe jo te mendojme per kombin e per vendin tone qe te tjeret na e kane bere copa copa…
Pa dashuri kombetare nuk ka prosperitet ne cdo fushe edhe ne lemin familjar e ate personal dhe kete mendojeni pak, sepse e di qe e keni secili brenda vetes tuaj.