Home Bota Konsiderohej si një funksionar që punonte ditë e natë për t’i shërbyer komunitetit, vritet kryebashkiaku i Karbalas

Konsiderohej si një funksionar që punonte ditë e natë për t’i shërbyer komunitetit, vritet kryebashkiaku i Karbalas

nga Parler Albania

Disa persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë kryebashkiakun e qytetit Karbala në Irakun jugor.

“Guvernatori Abir al-Khafaju u vra derisa ishte në një fushatë inspektimi kundër shkeljeve në rrugët publike”, njoftoi guvernatori i qytetit Karbala, Nassif Jassem al-Khattabi.

Ai shtoi se “viktima po punonte ditë e natë për t’i shërbyer komunitetit dhe interesit publik”.

Forcat e sigurisë nuk kanë njoftuar asnjë arrestim dhe asnjë palë nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.

Ju mund te pelqeni dhe