Kanë dalë pamjet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kroacinë mëngjesin e sotëm, i cili ka shkaktuar frikë dhe panik te të gjithë banorët.
Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihters, dhe me epiqendër në afërsi të qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Tërmeti është pasuar brenda pak minutash nga një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, duke shkaktuar panik tek banorët. Shumë prej tyre dolën të alarmuar jashtë banesave, duke vrapuar në rrugë.