Home Lajme nga Rajoni Kryeministri Albin Kurti bën thirrje për vaksinim

Kryeministri Albin Kurti bën thirrje për vaksinim

nga Parler Albania

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ai sot në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto përmes të cilës ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.

“Vaksinohu! Bashkëiadalim”, shkruhet në foton që ka publikuar ai, e ku paraqitet një person duke u vaksinuar.

Kujtojmë që Kosova së fundmi po regjistron një numër më të lartë të rasteve të reja të infektuara me koronavirus, krahasuar me muajt e fundit, kur gjendja me pandeminë ishte më e qetë.

Me rritjen e rasteve të infektuara me koronavirus, është rritur edhe numri i rasteve të hospitalizuara.

137 pacientë kanë qenë të shtrirë dje në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në vend.

Me përhapjen e variantit Delta të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më shpejtë të vaksinohen kundër këtij virusi në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.

Ndërsa, deri tani në vend numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 512 mijë e 314.

173 mijë e 214 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ju mund te pelqeni dhe