Edi Rama shihet sërish në krah të presidentit serb Aleksandë Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit.
Kryeministri shqiptar së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen në Slloveni për një vizitë dy ditore në Bled për “Strategic Forum” për të ardhmen e Europës.
Kryeministri Rama ka postuar një foto i veshur me kostum ku ajo që bie në sy është mungesa në foto e Albin Kurtit, ndërsa kryeministri shqiptar shihet nën shoqërinë e homologut slloven, Janez Jansa.
“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës” shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërkohë presidenti Vuçiç ka postuar një foto në “facebook” dhe në “instagram” me Ramën dhe Zaev. Rama duket se ka hezituar ta postojë për të shmangur kritikat.
https://www.instagram.com/p/CTPz0FDM-Xm/