Home aktualitet Kurti: Kemi marrë vendimin e duhur për pensionistët

Kurti: Kemi marrë vendimin e duhur për pensionistët

nga Parler Albania

Qeveria Kurti në Kosovë ka ndarë 36 milionë euro për 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale. Ekonomiaonline shkruan se ky vendim u konsiderua si fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë që vetë Kurti, tha se ndarja e këtyre parave është vendim i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.

“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti.

Por, Kurti refuzoi të përgjigjej në pyetjen e gazetarit nëse ky vendim është marrë për fushatë, tani që në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Qeverisë përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.

Kurse përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Ju mund te pelqeni dhe