Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu (Rrjeti për te Drejtat e Njeriut)
🔴 Parantezë:
[Studentët që të mos i përzinin nga Qyteti Studenti, kishin veç një shpëtim: do duhej që me valixhe të protestonin para Ambasadës Amerikane, që është rrugës së ikjes nga Qyteti Studenti në Tiranë! Sapo të niseshin, do u vinte urdhëri nga Rama që të ktheheshin në konvikte sps afganët do ti çonin në hotele! Sps këtë do ja kërkonte vetë Yuri Kim me urgjencë për të shmangur një skandal mediatik ndërkombëtar në çdo gjuhë dhe paralel të Globit!]
👉 Fajin studentëve nuk ua ka Rama por Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ne e dimë që Rama është Armiku më i madh në histori i shqiptarëve që po shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët dhe po e ripopullon me arabë, afrikanë dhe aziatikë!
👉 Ne e presim prej ti që të caktojë konviktet si vend pritjeje për refugjatët afganë, ndërkohë që ka me dhjetra e dhjetra (qindra) hotele bosh nëpër Shqipëri, mjafton të hapi një tender me paratë e Ambasadës dhe nuk pushojnë ofertat me çmime krejt të arsyeshme madje dhe duke hequr qafe hallet menaxheriale të Qeverisë në Qytetin Studenti! Dude Ambasada do dilte e nderuar me raportimet në DASH!
Pra paska patur zgjidhje!
👉 Fajin nuk na e ka as klasa politike dhe OJQtë e Sorosit sps të gjithë atë punë kanë, lëpirjen dhe servilizmin ndaj të huajve të cilët e trajtojnë klasën tonë drejtuese njësoj siç bënë në Afganistan, i lenë të vjedhin mjafton që punët e të huajve në Shqipëri të shkojnë vaj pavarësisht se Shqipëria po zhbëhet!
👉 Ndaj Rama tallet me gjithë dynjanë kur thotë se “NUK E BËJ PËR AMERIKËN POR MË DHIMBSEN AFGANËT”! Pra i dhimbsen këtij afganët, këtij që po i bën shqiptarëve atë që s’ia ka bërë as Enveri, as Serbi dhe as Greku!
👉 Si Rama, si Basha, si e gjithë klasa politike, si “elitat” apo më saktë kasta kuislinge e mirëpaguar nga Soros me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë apo fondet e “filantropëve” të The Great Resetit, janë të pozicionuar qartë si kuislingët në shërbim të Axhendës Soros kundër Shqipërisë! Askush nuk pret nga ata që ti bëjnë mirë Shqipërisë, përkundrazi pritja ka të bëjë me përmasën e të keqes.
👉 Shqiptarët i shohin Ata Lart si të burgosurit e Kampeve të Përqëndrimit, se çfarë loje dhe torture të re sadiste do shpikin sot, po nesër, kur do na marrin frymën e fundit???
👉 Sa për Profesoratin, ne as nuk kemi fare PROFESORAT!
Ne kemi rrogëtarë që firmosin borderotë e Kastës që sundon nëpër universitete. As nuk presim gjë prej profesorëve që u shkon shtatë në brekë veç po ta mendojnë ti dalin kundër Atyre Lart.
👉 Nëse sot një mijë studentët e parë përzihen nga shkolla
(do ketë afganë të tjerë dhe për çdo afgan që vjen do të ketë një student më pak) ..
madje dhe nga Shqipëria
(për tju bashkuar ushtrisë së madhe të të dëbuarve shqiptarë nga Regjimi i Soros me konsensusin amerikan dhe europian),
kjo as e ul e as e ngre ndjeshmërinë e maskarenjve që po shërbejnë si paramilitarët serbë për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe zëvendësimin e tyre me skllevër nga Bangladeshi, Afganistani, Indi apo Pakistani!
👉 Pra nuk mund ti kërkosh armikut dhe rrogëtarëve të tij, llogari pse po të vret, dhunon, vjedh, dëbon sps ai atë punë ka, ndaj e paguajnë dhe padurohet me plaçkë lufte, prandaj është ARMIKU!
👉 Fajin në këtë rast ne nuk na e ka ARMIKU SHQIPTAR që na sundon dhe zhbën!
🔴 Fajin ne na e ka Yuri Kim personalisht, bashkë me Adminstratën Biden (nën lobimin e plotë të Soros për të paktën rastin shqiptar), e cila po tregon një mungesë ndjeshmërie skandaloze ndaj fatit të shqiptarëve dhe Shqipërisë (që po zhbëhet sipas Axhendës Soros), duke mbështetur talebanët tanë në pushtet dhe opozitë, dhe tashmë as që ja ndjen për skandalin që po ndodh në Botë ekskluzivisht veç në dy kryeqytete:
🔴 Në Kabul dhe në Tiranë!
❌ Në Kabul kanë përzënë studentet femra nga konviktet sps do strehohen familjet e talebanëve!
❌ Në Qytetin Studenti (“Little Kabul” po e quajnë tashmë me ironi studentët) në Tiranë, po përzënë nga konviktet studentet femra (kanë përzgjedhur godina ekskluzivisht veç për femrat) se do të fusin familjet e refugjatëve afganë!
Yurit nuk ja ndjen për këtë.
Madje duket e kënaqur, shumë!
Sps ajo e di që Shqipëria është kthyer në një Gulag Bolshevik, dhe s’ka askush këllqe të reagojë, sps e gjithë Kasta dhe lidershipi zyrtar është i tredhur!
Ajo e di që as studentët dhe as familjet e tyre nuk mund të reagojnë sepse e di tashmë se sa shumë është punuar me dekada që Popullit tonë ti vriten antikorpet e rezistencës qytetare! Ajo e di që studentët përpos mllefit, kanë frikë, aq shumë sa janë të tmerruar!
Ajo e di që NE që kemi këllqe të reagojmë, jemi nën censurë zyrtare dhe nën përgjim nga SHISH (siç doli dje nga Raporti i vitit 2020) dhe luftë të përditshme për të siguruar të ardhurat minimale të mbijetesës!
Është punuar shumë për këtë ditë!
Dhe xhelatët patronazhistë që kujdesen për këtë gjë ndaj nesh, ajo i fton në çdo koktejl dhe i shpërblen me çdo mjet sipas rekomandimeve që i çon Soros me e-mail!
🔴 Ajo e di që vajzat që po dëbohen në Qytetin Studenti nuk guxojnë të marrin valixhet dhe të nisen të gjitha bashkë për të zbritur 200 metra më poshtë dhe të protestojnë para Ambasadës Amerikane me valixhe.
🔴 Do mjaftonte një video 30 sekonda në twitter me hashtag #AfganAlbaniaStudents #ProtestAfganTiranaEmbassyUS #GirlsProtestTiranaTaleban dhe do jenë lajm botëror në çdo media nga New Yorku në Sidney, nga Berlini në Toronto, nga Parisi në Los Angelos, nga New Dehli në Londër, nga Roma në Tokio. Dhe Ambasadores që s’ja ndjen për shqiptarët, do ja ndjejë menjëherë.. për veten!
Madje sapo ta merrte vesh nga SHISH (apo SHIS Shërbimi Informativ i Soros) do merrte vrik në telefon Ramën dhe do i thoshte:
“ANULLOJE MENJËHERË SE E HËNGRËM!!! Afganët çoji urgjentisht në hotele!”
P.s.
Të gjithë mendojnë se unë po i bëj keq vetes duke i dal kundër Amerikës kam këtë shpjegim:
Unë jam proAmerikani më i njohur në këtë vend, madje më quajnë edhe më “Trumpistin”, por në radhë të parë unë jam Shqiptar dhe Patriot!
Unë e di që shqiptarët janë mësuar me
POLITIKANËT QË BËJNË MIRË VETES DHE KEQ SHQIPËRISË!
Por Shqipëria ka sot nevojë më shumë se kurrë për
POLITIKANË QË JANË TË GATSHËM TI BËJNË KEQ VETES,
sps kanë për detyrë
QË TI BËJNË MIRË SHQIPËRISË!



