Kryetari I PD, Lulzim Basha ka njoftuar se në orën 15:00 të ditës së sotme do të presë në një takim delegacionin amerikan për të biseduar mbi situatën politike dhe ekonomike të vendit. Mësohet se prezente do të jetë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Takimi do të zhvillohet në selinë e PD në Tiranë
Ndërkohë nuk dihet nëse takimi ka lidhje me shpalljen e Berishës non-grata apo me lajmin e marrë ditëve të fundit, ku ambasadorja Yuri Kim vuri në dijeni se dosjet e personave të cilët ishin shpalllur nga SHBA sit ë korruptuar, do të shkonin në Senatin Amerikan.