Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë në orën 15:00 të ditës së sotme drejt Turqisë. Në fokus të vizitës janë parashikuar një sërë takimesh zyrtare për sigurimin e vaksinës Kineze.
Ishte vetë kryeministri i cili nga Kamza u shpreh se ditën e sotme pritet të finalizohet marrëveshja me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş. Kontratë kjo që i hap rrugën futjes së vaksinës kineze në Shqipëri.
Pra lëvizja e papritur e kryeministrit Rama drejt Turqisë vjen në kudër të finalizimit të kësaj marrëveshjeje.
Nga ana tjetër kujtojmë se edhe ministrja Manastirliu bëri me dije se vaksinat kineze pritet të mbërrijnë javën e ardhshme, duke hapur në këtë mënyrë rrugën e vaksinimit masiv.