Home aktualitet Lala:Detaje të reja nga dosja ”Jan Prenga”

Lala:Detaje të reja nga dosja ”Jan Prenga”

nga Parler Albania

Gazetarja Klodiana Lala zbardh dosjen hetimore ‘’Jan Prenga’’,ku deklaroi se të akuzuarit lidhur me ngjarjen tronditëse të rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit,  tashmë mund të konsiderohen si njerëzit që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.

“SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit. Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’,  që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit, më te cilin u transportua nga garazhi trupi I torturuar i Jan Prengës”, deklaron gazetarja.

Më tej Lala ka shtuar se nga akuza pritet të shpëtojnë edhe Aleks Doçaj e Ardian Doçaj.

“Aleks Doçaj nuk u arrestua asnjëherë. Ndërkohë që Ardiani u arrestua dhe qëndroi disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua. Lidhur me të dyshuarit e tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës,  Dritan Rexhepi, Altin Hajri. Gentjan Doçi Funiqi dhe katër të dyshuarit si rrëmbyes, prokuroria ka vijuar çështjen dhe vazhdon hetimet”, thekson Lala

Ju mund te pelqeni dhe