Home Bota Leonardo DiCaprio bën postimin e papritur në mbrojtje të lumit Vjosa për të disatën herë

Leonardo DiCaprio bën postimin e papritur në mbrojtje të lumit Vjosa për të disatën herë

nga Aida Shtino

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka publikuar sërish disa fotografi të lumit Vjosa në Shqipëri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka bërë apel që të nënshkruhet peticioni për krijimin e Parkut Nacional Vjosa.

Aktori I famshëm ka shkruar:

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, shkroi DiCaprio.

“Vjosa është kurora e Zemrës Blu të Evropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar Parkun Nacional Vjosa, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në lidhjen në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin”, shkroi ai.

Kujtojmë që rreth para një viti Leonardo Di Caprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Postimi që ai bëri në profilin e tij në Instagram bëri shumë jehonë në vendin tonë.

Leonardo DiCaprio Archives - Balkan Green Energy News

Ju mund te pelqeni dhe