Gjykata ka liruar me kusht një tjetër anëtar të bandës së Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Selman Heta, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.
Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij. Ndërsa mësohet se atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite e 6 muaj burgim.
Nga informacionet e siguruara nga Fax Web, mësohet se Selman Heta kishte kërkuar më parë “leje shpërblyese” nga burgu por policia nuk e kishte pranuar pasi e konsiderojnë si person me rrezikshmëri të lartë.