Nga Arjan Nikaj
Adriatik Llalla deklaroi dikur publikisht se Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe Vllahutin arrestimin e Sali Berishës , por këto kërkesa nuk ishin urdhëra siç është mësuar publiku shqiptarë ,por dosje voluminoze me prova për korrupsion deri në vrasje dhe eleminime mafioze.
Askush nuk harron përveç atyre që konsumojnë përditë helmin propogandistik të kontrolluar prej Oligarkisë kriminale dhe Krimit të Organizuar .
Llalla nuk u mjaftua me kaq por përdori shantazhin duke treguar ndërhyrjen e ambasadorit amerikan për dosjen e “Bankers “ që mos ta trazonte këtë kompani , ku ishin përfshirë interesa që kërcënonin sigurin kombëtare .
Tani Llalla është në duar të sigurta dhe në kushtet që mund të pranoi të flasi në këmbim të sigurisë së tij dhe të familjes si bashkëpuntor i drejtësisë. Edi Rama i dha azil presidencial Ilir Metës dhe Basha imunitet parlamentar Sali Berishës dhe gjithë enturazhit kriminal të tyre.
Kjo e bëri Berishën të humbiste kontrollin pas arrestimit të Llallës dhe të sulmonte selin e PD.
Berisha kërcënon kupolën e emërimit të vet duke mos pranuar një vetëburgosje si ajo e Nexhmije Hoxhës.
Ka të drejtë sepse ka qenë veç një vegël në duart e Oligarkisë një pazh i mjerë në shërbim të vazhdimit të pushtetit diktatorial në atë të Oligarkisë .
Deri ku do shkojë lufta?!
Duhet patjetër kurban, Saliu me Metën janë shënuar me bojë për në thertore dhe kasapi ose SPAK-i do të bëj detyrën.
Vazhdimi kërkon formalitet prandaj përpara emërimit përdoret formula e pagëzimit të pushtetit.
“Bëhu ,por përgjegjësit do ti mbash vet”
Të shënuarit për sakrifikim u duhet vetëm të zgjatin qafën , sepse nuk ka revolucion që i shpëton.