Home Bota Maldini ‘çon peshë’ zemrat e milanistëve, kërkon të sjellë shokun e Ronaldos për krahun e djathtë të sulmit

Maldini ‘çon peshë’ zemrat e milanistëve, kërkon të sjellë shokun e Ronaldos për krahun e djathtë të sulmit

nga Parler Albania

Milani është ende në kërkim të një mesfushori sulmues, por ideja e fundit e kuqezinjve ka ngritur peshë zemrat e tifozëve. Sipas ‘’Daily Star’’, Maldini & Co do të tentojnë të afrojnë yllin e Sitit, Bernardo Silva.

Portugezi ka kohë që u ka kërkuar drejtuesve largimit për shkak dhe të konkurrencën së madhe në skuadër, dhe ideja e transferimit në Serinë A do të ishte mjaft e mirë për Silvën.

Marrëveshja mund të mbyllet në formën e një huazimi dy vjeçar për 15 milionë euro, dhe më pas shlyerja e kartonit të plotë për shumën e 35 milionë euro. Në ditët e fundit të merkatos, Bernardo Silva do të ishte një supergoditje për Milanin duke marrë parasysh dhe cilësitë e lojtarit.

Ju mund te pelqeni dhe