Home Lajme nga Vendi Manastirliu publikon pamjet e pacientëve të shtruar në Infektiv: Kam bërë gabimin më të madh të jetës, njerëz vaksinohuni sa më shumë

Manastirliu publikon pamjet e pacientëve të shtruar në Infektiv: Kam bërë gabimin më të madh të jetës, njerëz vaksinohuni sa më shumë

nga Parler Albania

Njëjtë si koha kur pacientë nga Infektivi edhe pse në luftë me vdekjen apelonin për maskat dhe distancimin, tashmë ka nisur një tjetër ‘operacion’, apeli i të shtruarve për të shëndetshmit që të vaksinohen.

Ka qenë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë një video me pacientë që gjenden të shtruar në spitalin Infektiv, të cilët thonë se refuzimi për të bërë vaksinën anticovid ka qenë gabimi më i madh i jetës së tyre.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, stafi i Ministrisë është kujdesur për pamjen, për mikrofonin, ndoshta dhe për fjalët e përzgjedhura që të thuhen nga  dy pacientët që sipas Manastirliut ndodhen të shtruar në Infektiv.

Muaji Gusht është muaji i vaksinimit të hapur për të gjtihë qytetarët mbi 18-vjeç, të cilët mund tiu drejtohen stendave të vaksinimit për të marrë dozën e parë të saj. Në vendin tonë po vaksinohet kryesisht me Coronavac dhe Astra Zeneca.

https://www.facebook.com/100044605351778/videos/551308666295220?cft[0]=AZXVt-pLNVHg732XvUe_NZK3aSuYexzAhatvr8CWPn28-3h7sQnVpo8GT18RUSFtvJyIQJpKyRLhUnJwvY_mz3DQkXOcmXOcMjN_6Vu1lcZi8VzRJWgQJ4rD1iR70taH9K3keQdHbAbeGZgEPitKvQOHByTxn24kEnv0ZK4VckLeY7D6zWQC5zCB83fdAFYns0Q

Ju mund te pelqeni dhe