
Pak ditë më parë djali i të ndjerit Azem Hajdarit është shoqëruar ne polici , i cili mbante me vete një sasi lënd narkotike e llojit hashash. Djali ka edhe ai emrin e babait Azem Hajdari , shoqërimi i tij u bë nga policia e Elbasanit ,së bashku me të u shoqërua edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit dhe aty u ndaluan nga forcat e policisë për kontroll . Azem Hjdarit dhe mikut të tij u gjetën 8.8 gramë lënde narkotike hashash. Pavarësisht se ai në momentin e fundit ra në ujdi me shokun e tij, Ergi Gjumsi për ta marrë ai përsipër posedimin e lëndës narkotike , hileja e Hajdarit është zbuluar nga policia , pasi kjo bisedë mes dy shokëve është përgjuar nga oficerët e policisë.