Ditën e sotme ne aeroportin tonë kanë mbërritur 10 mijë dozat e para të vaksines Sputnik-V.Ministria Manastirliu së bashku me ministrin Balla kanë qënë aty për të pritur dërgesën e vaksinave.
Ministri Balla bën me dije se këto vaksina janë dhuratë nga Prici I Kurorës së Emirateve të Bashkuara .Duke e falenderuar atë në emër të qeverise Shqiptare ,thotë se ato u gjendën pranë nesh në momentet e vështira të termetit dhe po gjenden përsëri pranë nesh edhe në momentet e vështira të pandemisë.
Ministria Manastirliu thotë se proçesi I vaksinimit po vazhdon në të gjithë vendin ,edhe ky donacion vjen edhe I bashkohet të gjithë sasisë së vaksinave disponibël për vaksinimi jo vetëm të mësuesve por edhe të të moshuarve ,duke thënë se do të shtrihet edhe më gjërë këtë process edhe me vaksinat e tjera që do të vijnë.Do të vijojmë sa më shpejtë me vaksinimin e popullatës duke u parapërgatitur kështu për një verë më të lehtësuar.
(A.D)
