Home Bota Me fotot e papublikuara nga dasma, Ariana Grande i uron ditëlindjen bashkëshortit

Me fotot e papublikuara nga dasma, Ariana Grande i uron ditëlindjen bashkëshortit

nga Parler Albania

Ariana Grande po e shijon në maksimum jetën si e martuar dhe nuk ka lënë rast pa e treguar këtë gjë. Së fundmi, bashkëshorti i saj Dalton Gomez ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe Ariana u kujdes t’i bënte një dedikim special në rrjete sociale.

Ajo publikoi disa foto nga dasma e tyre, të cilat ne nuk i kishim parë kurrë më herët. Gjithashtu ajo publikoi disa foto të tyre nga arratisja e fundit në Amsterdam.

“Gëzuar ditëlindjen burri im dhe shoku im më i ngushtë. Të dua pafundësisht”, shkroi Ariana në urimin e saj.

Kujtojmë se në muajin maj Ariana Grande i suprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte martuar në fshehtësi me Dalton Gomez. Ariana Grande ndau me miliona ndjekësit në Instagram foto nga martesa e saj me Dalton Gomez, ku zbuloi pamjet e mahnitshme të ambienteve ku u zhvillua ceremonia dhe na la pa fjalë me magjinë që e karakterizonte këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren. Por mbi të gjitha ndjekësve të këngëtares ju tërhoqi vëmendjen thjeshtësia e saj, që e bënte të dukej një nuse shumë origjinale dhe të bukur.

Fotot e martesës u pëlqyen aq shumë nga fansat e artistes, aq sa postimi Ariana-s theu rekord. Fotot e çiftit nga martesa janë kthyer në postimin më të pëlqyer të të gjitha kohërave në Instagram.

Ju mund te pelqeni dhe