Home Politikë “Më mbështesin me qindra njerëz që s’më kanë votuar ndonjëherë”, Sali Berisha tepër i prerë: Kjo nuk është betejë vetëm personale, është betejë për egzistencën e PD-së

“Më mbështesin me qindra njerëz që s’më kanë votuar ndonjëherë”, Sali Berisha tepër i prerë: Kjo nuk është betejë vetëm personale, është betejë për egzistencën e PD-së

nga Parler Albania

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, beteja për të provuar fajësinë për sa i takon vendimit të DASH për ta shpallur non-grata është thelbësore për egzistencën e Partisë Demokratike.

Ish-Kryeministri përjashton kategorikisht që kjo betejë ka të bëjë me emrin e tij, por ai sqaron se qytetarët nuk mund të pranojnë që dikush të fajësohet pa fakte.

Berisha ndër të tjera tha në “Noë” se ka marrë mijëra mesazhe mbështetje edhe nga qytetarë që se kanë votuar kurrë për Sali Berishën, të cilët se pranojnë dot këto akuza pa fakte.

Më tej, ish-Kryeminsitri kërkoi që Partia Demokratike nuk duhet të përfshihet në këtë betejë, sepse është ai që bën beteja për PD-në dhe jo PD-ja për të.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Mbështetja për qëndrimin që mbaj është shumë e gjërë. Më mbështesin me qindra njerëz jo demokratë, por nga ata që nuk e kanë votuar kurrë Sali Berishën. Ata nuk mund të pranojnë që një njeri të fajësohet pa asnjë fakt. Ky njeri ka përfaqësuar më shumë se çdo njeri tjetër me vota shqiptarët dhe Shqipërinë. Mbrojtja që i bëj dinjitetit është në favor të çdo qytetari.

Pyetje: Ju e hodhët në gjyq Blinken. A nuk është më mirë të prisnit vendimin?

Berisha: Përkundrazi. PD është liri e të drejtave njerzore dhe lirive. Partia e Punës së Shqipërisë shtypte të drejtat njerëzore.

Pyetje: A e lidhni betejën personale me PD-në?

Berisha: E lidh. Nuk është beteje personale. Është absolutisht beteje për egzistencën e PD-së për parimet për të cilat është ndërtuar. Unë bëj betejë për PD-në. PD ska pse bën betejë për mua. Nuk kam asgjë me ata që nuk janë shprehur. PD nuk duhet të angazhohet me këtë fushatë. Asgjë nuk më ndryshon mendimin. Mendimi im nuk ka lidhje me asgjë tjetër që unë nuk përdor imunitetin për t’u fshehur por mbroj parlamentin. E mbroj dinjitetin për çdo shqiptar i cili kërkon që në çdo moment kur mund të abuzohet pa asnjë fakt. Përndryshe ai shndërrohet në një njeri jo të lirë.

Ju mund te pelqeni dhe