Home aktualitet Mediat greke i ”sulen” Metës/ Me ekspozitën kushtuar Çamërisë po na provokon

Mediat greke i ”sulen” Metës/ Me ekspozitën kushtuar Çamërisë po na provokon

nga Parler Albania

Mediat greke kanë shprehur shqetësimin e tyre për ekspozitën kushtuar Çamërisë në kangjellat e Presidencës në Tiranë.

Media greke “Protothema” e ka quajtur provokues presidentin Ilir Meta, me shfaqjen e kësaj ekspozite.

“Provokues, Ilir Meta shfaqet mes hartave dhe fotove që flasin edhe për gjoja pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia!”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Protothema”.

Kathimerini raporton, se sipas burimeve diplomatike, pala greke hodhi një hap të fortë drejt Shqipërisë, me rastin e ekspozitës së fotografive dhe hartave me temën e “gjenocidit çam” dhe “pushtimit të territoreve shqiptare nga Greqia”.

Siç theksohet, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një protestë të fortë dhe ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta , lidhur me ngjarjen.

Fotot, vijon më tej gazeta greke, sipas të njëjtave burime, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamërisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “ territoret e pushtuara shqiptare”.

“Në fund, theksohet se presidenti shqiptar ka bërë një xhiro në ekspozitë,” përfundon Kathimerini.

Ju mund te pelqeni dhe