Home aktualitet Meta: Të mos braktisim fshatrat/ Të gjithë bashkë ia dalim

Meta: Të mos braktisim fshatrat/ Të gjithë bashkë ia dalim

nga Parler Albania

Presidenti Ilir Meta bën apel që të mos shpopullohen krahinat më të bukura të vendit dhe të rinjtë investitorë në sektorin e bujqësisë e blegtorisë të mos braktisin Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se në një kohë kur pritej lulëzimi i investimeve nga projektet e të rinjve emigrant, në vend po shkatërrohen serat, stallat dhe çdo lloj investimi.

“Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!”-përfundoi Meta.

META: TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!
 TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!
Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!
Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

Ju mund te pelqeni dhe