Ditën e sotme, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim priti në një takim ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krica.
Ka qenë vetë diplomatja amerikane ajo që ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë detaje nga biseda me ministren.
Kim thekson se 70% e sherebelës që importohen në Amerikë, ato vijnë nga Shqipëria.
Ndër të tjera thekson se po shqyrtojnë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet.
“U takova me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca për të diskutuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në këtë sektor të rëndësishëm. Ramë dakord që të shqyrtojmë mundësitë për rritur tregtinë & investimet (e dini se 70% e sherebelës së importuar në Shtetet e Bashkuara vjen nga Shqipëria?), të nxjerrim në pah produktet bujqësore shqiptare dhe të mbështesim turizmin në zonat rurale”’, thekson Kim.