Home Bota Ministrja po bënte intervistë në Zoom, i biri hyn në dhomë duke tundur një karotë dhe duke bërtitur, shihni reagimin e saj epik

Ministrja po bënte intervistë në Zoom, i biri hyn në dhomë duke tundur një karotë dhe duke bërtitur, shihni reagimin e saj epik

nga Parler Albania

Një ministre e Zelandës së Re është ndërprerë në një intervistë online nga i biri i saj i cili hyri në dhomë i emocionuar duke tundur një karotë të deformuar.

Carmel Sepuloni, ministrja për zhvillimin shoqëror, ishte duke bërë një intervistë të drejtpërdrejtë me Zoom me Radio Samoa kur djali i saj duke buzëqeshur hyri në dhomë, duke mbajtur një karotë në formë të çuditshme.

“Ai momenti kur jeni duke bërë një intervistë LIVE përmes Zoom dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formën e një pjese të trupit mashkullor,” shkroi Sepuloni krahas videos së shkëputur nga intervista.

Ju mund te pelqeni dhe