Home Lajme nga Vendi Monika Kryemadhi nuk ndalet \Vijon takimet e fushatës së saj ,me pritjet madhështore në të gjithë qytetet e vendit

Monika Kryemadhi nuk ndalet \Vijon takimet e fushatës së saj ,me pritjet madhështore në të gjithë qytetet e vendit

nga Aida Shtino

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu ka drejtuar një mesazh grave shqiptare, që sipas saj duan ndryshimin për familjet e tyre pas 25 prillit.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Kryemadhi tha se 25 prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen.

MESAZHI I KRYEMADHI

25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona. #VOTO6 🗳 #VOTOLSI 🌹

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, persone in piedi, palloncino e attività all'aperto
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, persone in piedi, attività all'aperto e folla

Ju mund te pelqeni dhe