Home Lajme nga Vendi Mori 2 mijë euro për një ndërtim pa leje në zonën e Kombinatit, Gjykata e Tiranës çon në SPAK inspektorin e policisë

Mori 2 mijë euro për një ndërtim pa leje në zonën e Kombinatit, Gjykata e Tiranës çon në SPAK inspektorin e policisë

nga Parler Albania

Gjykata e Tiranës ka vendosur të transferojë në SPAK, dosjen ndaj inspektorit Levzat Veselaj, i cili dyshohet se merrte shuma të konsiderueshme parash, për të lejuar ndërtime të paligjshme  në zonën e Kombinatit.

Ishte Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme në Tiranë, ajo e cila dy ditë më parë bëri arrestimin e inspektorit Levzat Veselaj, 47 vjeç.

Veselaj akuzohet për korrupsion dhe marrje rryshfeti.

Ky reagim i SHÇBA-së ka ardhur pas denoncimit të bërë nga një shtetas me inicialet E.B., kundër inspektorit në fjalë me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë për marrjen e një rryshfeti prej 2 mijë euro.

Ju mund te pelqeni dhe