Një 22 vjeçare, e cila ndodhet në reaminacion, drejtonte mjetin tip Land Rover, që dyshohet se i ka prerë rrugën furgonit ditën e sotme, duke shkaktuar humbjen e 5 jetëve.
Ajo është identifikuar si Rexhina Çelhaka, dhe dyshohet se makina e saj i ka prerë rrugën furgonit që përfundoi mbi 30m poshtë në greminë.
Ajo ka qenë duke udhëtuar së bashku me 2 shtetase të tjera në Land Rover, në momentin e aksidentit tragjik, të cilat ndodhen në spital po ashtu.
“Rexhina Çelhaka, është 22 vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’me të cilin i preu rrugën furgonit me pasagjerë që vinte nga Tirana dhe po shkonte në drejtim të Sarandës.
Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë. E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha në rrjetet sociale Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.
Ditën e enjte, një aksident tragjik u regjistrua në Qafë Muzinë, aty ku një furgon i linjës Sarandë-Tiranë u përplas me një mjet tip Land Rover dhe përfundoi në greminë. Të pesë personat që ndodheshin në furgon humbën jetën.