Më shumë se 20 vite, elitat e kulturës shqiptare e quajnë herezi ‘’nacionalizmin ‘’. Të shfaqësh shenja nacionalizmi do të thotë të jesh démodé. Rëndom ndodh, që shumica nga mbështetësit e nacionalizmit të paragjykohen.
Në një aktivitet të zhvilluar në Muzeun Kombëtar, një studiues u shpreh midis të tjerave se:’’Në sajë të përkthimeve shqiptarët lexojnë letërsinë maqedonase, duke kaluar mbi ndasitë fetare dhe mbi nacionalizmat .
Ndër të tjera, u tha nga një studiuese e huaj se shqiptarët I lexojnë shkrimtarët maqedonas sepse ata janë të përkthyer, por maqedonasit nuk I lexojnë shqiptarët , pasi kanë shumë nacionalizma dhe nuk përkthehen.
Nuk mundet që të ketë shkrimtar që nuk shprehin fije nacionalizmi.
Kombësia është pjesë e identitetit të gjithsecilit. Madje, shpesh veçanësia e autorëve qëndron në stilizimin e ardhur prej totemeve, legjendave dhe simboleve mistike të popullit, të cilit I përket.
Shenja nacionalizmi shfaqin të gjithë autorët si : Elif Shafaku, Orhan Pamuk, Olga polakja apo Gurhani, shkrimtari nga Takazistani që fitoi Nobel-in e këtij viti. Ndërkohë, shkrimtarët shqiptarë deskriminohen se nuk lexohen dot sepse mbartin në shkrimet etyre shenja nacionalizmi.
Madje, shpesh veçanësia e autorëve qëndron në stilizimin e ardhur prej totemeve, legjendave dhe simboleve mistike të popullit, të cilit I përket.
E përpos gjithë këtyre, shqiptarët, këta nacionalistë të dalë démodé I përkthejnë dhe I lexojnë të gjithë autorët, pavarësisht fesë e kombësisë së tjetrit, ndërsa te ata njerëzit modern e të qytetëruar , maqedonas, serb, Italian apo francez nuk na lexokan dot se shprehim nacionalizma, duke I vënë kufij njohjes.
Dikush mund të thotë se jetojmë në epokën e globalizmit dhe duhet të hiqen kufijtë , fetë, pasi nacionalizmi del kundër njehsimit me të tërën.
Pra, shihet një diskriminim ndaj autorëve shqiptar se përdorkëkan shenja nacionalizmi e nuk lexohen dot, apo të përkthehen.