Home aktualitet Nano: Dhuna në familje, fenomen në rritje me 5.5%

Nano: Dhuna në familje, fenomen në rritje me 5.5%

nga Parler Albania

Kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano në Komisionin për Sigurinë Kombëtare deklaroi se fenomeni më shqetësues mbetet dhuna në familje, për të cilin po rritet bashkëpunimi operacional në mesin e forcave të policisë.

 Ai shton se këtë vit ka pasur rritje të veprave penale me rreth 5.5% ndërsa krimet e zbardhura janë më të shumta në numër se në vitin e kaluar.

Drejtori i Policisë nuk la pa përmendur dhe rastin e vrasjes makabre të Mateo Vasiut në Fier duke thënë se autori ka qenë i dënuar dhe më parë dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

Fjala e tij në Komision:
Gledis NanoNë përgjigjie të antarëve të këtij komisioni më lejoni tju informoj për veprimtarinë parandaluese të policisë, në qendër të vëmendjess ka qene prioritare siguria kombëtare dhe strategji të tjera për ruajtjen e rendit.

Intensifikimi i punës në të gjithë sektorët, partnerët ndërkombëtarë dhe organizanata kundër krimit.

Në fushën e menaxhimit të kufirit janë bërë arritje të shumta, është forcuar bashkkëpunimi operacional. Këto rezultate dhe ky progres është vlerësuar dhe nga ndërkombëetarët, goditja krimit që në embrion, përmirisimi i qarkullimit dhe sistemit rrugor, përmirësimi i sjelljeve në rrugë dhe të gjitha normave të transportit publik.

Lehtësimi i procedurave dhe parandalimi i korrupsionit, muaji tetor ka pasur në qendër të analizave përvecse është bërë bilanci i punës, ruajtja e rendit dhe sigurisë. Si rezultat i masave, është krejtësisht i mundur operacioni parandalus. 31 tetor 2021, 27 733 vepra penale 24 mijë, ose 88% e tyre.

Ka rritje të krimit organizuar dhe korrupsionit, po ashtu në fushën e narkotivëve dhe krimit ekonomik.

Ju mund te pelqeni dhe