Agim Nesho, ish-diplomati i ftuar në “Fax News” ka folur për vizitën në Tiranë të Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Nesho theksoi se asnjë ndërkombëtar nuk mund të përcaktojë lidershipin e ri të PD-së, e cila sipas tij zgjidhet në mënyrë demokratike nga anëtarësia. Gjatë fjalës së tij, Nesho tha se Partia Demokratike nuk është një parti anti-amerikane.
“8 vitet e kësaj administrate mund të hetonin veprimtarinë e Berishës, Escobar tha se kjo nuk është çështja e Amerikës, por e drejtësisë shqiptare. Mesazhi kryesor i Escobarit është që ne do të bashkëpunojmë me Shqipërinë e cila është partnere kryesore, vendet Ballkanike të integrohen sa më shpejt. Korrupsioni si mjet që ka fenomene negative.
Është e tepër deklarata e Escobar, “ngrin” marrëdhëniet me PD-së nëse Berisha kthehet në krye të selisë blu? “Escobar tha se e takova si përfaqësues i presidencës, Amerikanët bashkëpunojnë me gjithë personat e zgjedhur në mënyrë demokratike, kjo nënkupton se asnjë vullnet bëhen partnerë me Amerikën nëse nuk ka konflikt me Amerikën. PD nuk është një parti anti-amerikane apo kundër NATO-s, përkundrazi është partia që integroi Shqipërinë në NATO-s. Kjo do të kalojë në një proces të rregull refleksioni. SHBA është kritike ndaj politikës në Shqipëri.
PD është e aftë dhe ka të drejtë për të zgjedhur lidershipin e saj, asnjëri nuk mund të përcaktojë kryetarin e ri, aq më tepër ndërkombëtarët nuk do të influencojnë në këtë zgjedhje. Opozita është institucion i domosdoshëm për një shtet të kapur sic është Shqipëria. Kuvendi nesër është legjitim, Berisha i bëri ftesë të gjithëve që të merrnin pjesë në atë Kuvend forca e opozitës është rojtari ndaj problematikës që ka vendi, korrupsioni, largimi i të rinjve, pritshmëria që ne ti bashkohemi BE gjëra që nuk po ndodhin sepse bëhet një politikë e mbyllur”, tha Nasho.