Home Lajme nga Vendi Ndërpritet operacioni i shuarjes së zjarrit në Dukat të Ri, rrezikohet ushtria

Ndërpritet operacioni i shuarjes së zjarrit në Dukat të Ri, rrezikohet ushtria

nga Parler Albania

Operacioni i shuarjes së zjarrit në fshatin Dukat i  Ri për shkak të erës së fortë që po fryn në veriperëndim është ndërprerë. Kjo është bërë për shkak se rrezikohen grupet e ushtrisë që kanë shkuar për neutralizimin e situatës.

Një numri i konsiderueshëm i Forcave të Armatosura mbërritën në Dukat të Ri për të bërë të mundur një kordon, ku do punonin me lopata për hapjen e një kanali që do të ndërpriste përhapjen e zjarrit edhe më tej. Ishte vetë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili me të vajtur në vendin e ngjarjes dha këtë urdhër.

Ju mund te pelqeni dhe