Home aktualitet Ndërron jetë 24 vjeçarja/ Ministria e Shëndetësisë fsheh faktet

Ndërron jetë 24 vjeçarja/ Ministria e Shëndetësisë fsheh faktet

nga Albina Roshi

Në ditën e sotme, u raportua në media, vdekja e një vajze 24 vjeçareje si pasojë e Covid-19 .

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë nuk dha një informacion të tillë për publikun, se në mesin e të vdekurve me Covid ishte ndonjë vajzë 24 vjecare. Kjo si pasojë, ngre pikëpyetjet se Ministria e Sëndetësisë nuk raporton saktë shifrat e  infektimeve apo numrin e lartë të vdekjeve si pasojë e covid-19.

Mësohet se e reja prej ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merrte mjekim më të specializuar në Turqi por pavarësisht se Covid i mori jetën, Ministria e Shëndetësisë çuditërisht nuk e ka raportuar rastin ditën e sotme.

Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të shifrave të pandemisë në vendin tonë ka “fshehur” rastin e ndarjes nga jeta të 24-vjeçares, Xheni Kabës.

Njoftimi zyrtar i ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,139 testime, 647 raste të reja, 7 humbje jete dhe 964 të shëruar në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID, 7 qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju mund te pelqeni dhe